Serkan Cayoglu numëron mijëra fansa në Itali që pas transmetimit në kanalin italian të serialit “Stina e Qershive”. Pritet që aktori të jetë pjesë e një tjetër projekti të quajtur “Boru”. Fansat që mezi presin ta shohin përsëri yllin e serialeve turke në ekran kanë përgatitur një baner ku shkruhet “Kur do të fillojë Boru?”. Të rinjtë e kanë filmuar atë në një video e më pas e kanë shpërndarë në Twitter, aty ku Serkan ka komentuar menjëherë.