Dy aktorët e serialit “Stina e Qershive” po përjetojnë një histori të bukur dashurie. Pëlqimi i tyre i cili i nisi si ai mes dy aktorëve që interpretojnë si të dashuruar, vazhdoi edhe pas serialit. Megjithatë, aktorja Ozge Gurel ka deklaruar se nuk do të kishte dëshirë të interpretonte përsëri në të njëjtin projekt me Serkan.
“Ndoshta mund të ndodhë në të ardhmen por ne e kemi diskutuar këtë dhe për momentin nuk do të dëshironim të interpretonim së bashku.” – ishte përgjigja e Gurel.