Ajazi: Unë di të dashuroj si një turk

Stina e qershive

serkk.jpg

Ëndrra më e madhe e Ëjkysë është të bëhet një stiliste e suksesshme. Ajo jeton në një lagje të shtresës së mesme me të ëmën dhe vëllanë e saj të vogël. Ëjkyja njihet rastësisht me ortakun e Metes, Ajazin, i cili është një djalosh shumë i pashëm dhe i lakmuar nga femrat. Ajazi bën çmos për t’u lidhur me Ëjkynë, por a do t’ia dale mbanë? Kjo është Stina e Qershive një nga serialet më të pëlqyer që transmetohet në platformën Tring. Serkani luan rolin e djaloshit protagonist në serial, por më poshtë do të njiheni me Serkanin në jetën reale dhe jo me Ajazin si e njohin të gjithë. Intervista është shkëputur nga revista turke Elele.

FWFWEWFE.jpg

Gazetari: Zakonisht, kur një mashkull i pashëm dhe një vajzë e re e bukur janë në rolet kryesore në një serial, dalin gjithmonë thashetheme, disa lajme kanë dalë gjithashtu për ju dhe miken tuaj Ozge. Serkan: Po, kjo ndodh në të gjitha serialet sepse njerëzit ngatërrojnë Ayaz dhe Oyku, personazhin e filmit me realitetin. Por kjo nuk është e vërtetë. Ozge dhe unë jemi miq shumë të mirë. Ne hamë së bashku në grup, kemi dalë në publik si miq dhe kur njerëzit e shohin këtë ndoshta ata mendojnë diçka që në të vertëtë nuk ekziston.

Kur keni qenë i dashuruar, a keni thënë ndonjëherë më vonë: “Wow me të vërtetë kam qenë? Eshtë një çmenduri Nuk mendoj se dashuria është “e çmendur”! Dashuria na bën të bëjmë gjëra të çmendura gjatë gjithë kohës. Sepse ndjenja na bën të reagojmë në çdo moment.

Cilat janë gjërat thelbësore në një marrëdhënie për ju? Paqe dhe gezim janë gjërat esenciale per një lidhje. Pa to marrëdhënia nuk do të jetë e shëndetshme.

Nëse ju krahasoni marrëdhëniet midis burrave dhe grave në Gjermani dhe Turqi, çfarë do të thonit ? Në përgjithësi të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, sepse kultura është e ndryshme. Por unë mund të them se turqit janë shumë sentimentale, gjermanët nuk janë dhe aq sentimentalë. Unë jam turk.

Çfarë ju karakterizon më së shumti? Disiplina.

Cfarë ju mërzit më shumë? Kur gjërat nuk shkojnë mirë, kur gjërat nuk janë ashtu si do të doja të ishin dhe kur nuk mbaj premtimet.

Cilat janë kritikat që miqtë tuaj ju bëjnë më shumë? I kritikoj miqtë e mi, kur nuk më pëlqen një sjellje e tyre. Ndonjëherë këto kritika mund të ekzagjerohen nga unë. Unë jam një njeri i sinqertë. Ndonjëherë ata më thonë: “Mirë, tani mos ndërhy më !”

Kam dëgjuar se ju e dini si të gatuani dhe e bëni mjaft mirë… Unë di të gatuaj gatime indiane dhe kineze. Më pëlqen të provoj erëza dhe gjëra të reja. Unë nuk di të gatuaj në mënyrë turke, për këtë unë kam nënën time.