Rikthimi, një serial krejtësisht ndryshe – Nga 10 Prilli në Tring!

Rikthimi

rikthimiii

“Rikthimi” është një serial ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në ekranet shqiptare, një histori që do tu mbërthejë që në seritë e para! Ai ka në qendër të tij historinë e dy grave, krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra për nga mosha, rangu social dhe niveli kulturor. Edhe pse asnjëra prej tyre nuk di asgjë për tjetrën, të dy personazhet tona do t’i bashkojë i njëjti fat tragjik dhe i mbinatyrshëm edhe pas vdekjes.

Adriana, është një kamariere e thjeshtë në një lokal, të cilës një gangster, Karlosi, kërkon t’i marrë borxhin e të vëllait. Pasi ajo nuk bie në grackën e pretendimeve të tij seksuale, ai tenton ta përdhunojë dhe më pas e vret. Monika Serrano, një pianiste shumë e famshme, një grua shumë pasur, e cila ka mbetur vejushë dhe ka dy vajza nga martesa e parë. Monika sapo është martuar për së dyti me një mashkull më të ri në moshë të cilin e adhuron dhe pandeh se dashuria është reciproke. Monika do ta gjejë veten përballë tradhtisë së mbesës së saj me burrin që dashuron dhe do të vdesë nga dora e tyre, duke i lënë kështu edhe të bijat në rrezik për jetën. Një histori plot suspansë, dashuri, hakmarrje që shkon përtej vdekjes, në të cilën dy shpirtra femërorë i bashkon një hajmali misterioze dhe një trup i përbashkët, me anë të të cilit do të përpiqen të vënë në vend drejtësinë dhe të marrin hak ndaj vrasësve të tyre.

Nga 10 Prilli, nga e hena në të premte, ora 19:00 në 3 Plus! Shihni galerinë e mëposhtme për tu njohur me personazhet kryesorë.