Këtë vit, u mbajt Festivali i 55-të Ndërkombëtar i Filmit në Antalya, në të cilin sigurisht ishte e pranishme edhe aktorja Tuba Unsal. Gjatë këtij eventi, është zhvilluar edhe Java e Mjedisit. Një nismë kjo, e cila sensibilizon të gjithë të kujdesen për ambjentin ku jetojnë. Në kuadër të kësaj nisme, janë organizuar disa grupe të ndryshme të cilat kanë ndihmuar në pastrimin e plazhit, pjesë e të cilëve ishte edhe Tuba.Ajo është përkushtuar njësoj si gjithë të tjerët, duke pastruar e duke mbledhur plehrat e hedhura në plazh.
“Më tërhoqën shumë vëmnedjen bishtat e cigareve. Midis gjithë mbeturinave të tjera, është e pabesueshme sesa bishta cigaresh mund të gjesh. Kjo është diçka shumë negative dhe na bëri të mërziteshim shumë. Përveçse po i bëni keq vetes tuaj duke e konsumuar, po ndotni ajrin, gjithashtu edhe ambjentin ku i hidhni cigaret tuaja. Plazhi nuk është një kosh plehrash,” ka thënë aktorja.