Aktorja e njohur turke, e cila ka luajtur në serialin “Premtimi” së fundmi i ka ndaluar kategorikisht gazetarëve t’i bëjnë pyetje në prani të djalit të saj. Tuba vetëm pak kohë më parë deklaroi se do të merrte një periudhë pauze nga aktrimi, për tu fokusuar në familjen e saj.
Ditën e djeshme, ajo ka qenë duke bërë blerje me djalin e saj në një qendër tregtare dhe është pikasur nga paparacët dhe gazetarët. Pavarësisht se ajo ishte me djalin, gazetarët nuk ngurruan ta pyesin atë rreth jetës personale apo thashethemeve që qarkullojnë nëpër portale për të. “Ju lutem largohuni që këtu, nuk është momenti i duhur. Kam një fëmijë me vete, nuk e shihni?” iu është përgjigjur aktorja.