Ayca Aysin Turan duket se është shumë e lumtur për projektin e saj më të fundit në krah të aktorit Cagatay Ulusoy. Projekti i tyre është seriali i parë turk i cili do të transmetohet në Netflix. E intervistuar nga gazetarët, Meryem nga “Përralla e pafajësisë” është shprehur mjaft e kënaqur për këtë ekperiencë.
“Kam kaluar shumë mirë dhe mezi po pres publikimin e tij” – ka thënë aktorja e njohur.
Seriali me titullin “The protector” vjen në ekran në fund të vitit 2018.