Tolgahan Sayisman ju fton të ndiqni sot në Tring premierën e «Perla e zezë»

Perla e zezë

syhahah

Tolgahan Sayisman vjen sot në ekranin e Tring me serialin «Perla e zezë». Në një intervistë për “My Living”, aktori i mirënjohur na ka rrëfyer më shumë mbi këtë serial.
«”Perla e zezë” është një serial më i shkurtër se “Mos u dorëzo” por me një histori shumë të bukur. Jam i bindur se do të ketë shumë shikueshmëri dhe publiku do ta pëlqejë shumë. Xhirimet ishin të ngjeshura dhe shumë të lodhshme në fillim, por grupi ishte shumë energjik dhe profesionist.» – u shpreh Sayisman.

Në lidhje me personazhin e Kenan, ai na tregoi se : «Kenani është një djalë i pjekur që në moshë të re. Është i varfër, modest por ka karakter të arsyeshëm. Megjithatë, ai vjen me një ndjenjë hakmarrje për shkak të dashurisë së humbur.»
Pse duhet ta ndjekim këtë serial? Tolga premton se historia do të na rrëmbejë zemrat.

«Ka një histori të mrekullueshme dhe është një produksion që është realizuar më shumë kujdes.»
Mos harroni premierën sot në 19:15 në 3Plus dhe 21:00 në Jolly HD.