Ka përfunduar në Tring seriali «Perla e zezë» me protagonistë Tolgahan Sayisman dhe Hande Ercel. Ky serial na mbajti të gozhduar përpara ekranit të Tring për gjatë gjithë verës dhe dje ndoqëm fundin e tij. “Perla e zezë” ishte gjithashtu një sukses në Turqi, ç’ka rriti interesin e fansave për të gjithë kastin e aktorëve.
Një veçanti e serialit ishte vet varësja ‘perla e zezë’ simbol i të gjithë historisë mes Kenan dhe Hazall. Kudo në Turqi u reklamua e njëjta varëse që Hazall mbante në këtë serial dhe shitjet ishin të shumta.
“Perla e zezë” ishte bashkëpunimi i parë i Hande Ercel dhe Tolgahan Sayisman. Dy aktorët nuk kishin interpretuar më parë në të njëjtin projekt.
Tolgahan Sayisman rrezikoi jetën për këtë serial. Tolgës i duhej të mësonte të notonte në thellësi të detit e madje të xhironte atje disa skena. Ishin tre instruktorë që përgatitën aktorin nëpërmjet trajnimeve intensive në mënyrë që çdo gjë të shkonte mirë.
Teksa xhironte “Perla e zezë”, lajmet në Turqi nisën të shkruanin se bashkëshortja e aktorit, Almeda Abazi kishte shkuar në shesh xhirim pasi ishte bërë xheloze. Vet bukuroshja shqiptare e mohoi këtë fakt duke u shprehur se kishte qenë thjesht e mërzitur e vetme në shtëpi, ndaj kishte vendosur të vizitonte bashkëshortin e saj.
“Ai që i shkruan këto lajme, me siguri as nuk i lexon më parë. Është e turpshme. A kam shkuar në shesh xhirim? Epo, nuk mund të qëndroj vetëm në shtëpi e mbyllur. Shkova për të parë ‘skenën e shumëpërfolur’ sepse ma kërkuan. Unë e di me kë jam martuar dhe më vjen keq për lajmet që ju shkruani” – tha në atë kohë Almeda.