Hande Ercel, aktorja e njohur e serialit “Jetë” dhe “Perla e zezë” i ka dhënë fund lidhjes së saj me këngëtarin Murat Dalkilic. Ishte ky i fundit i cili madje e propozoi Handen për martesë por ajo i tha jo. Sipas burimeve pranë çifti, qëllimi i Handes është vetëm karriera e saj dhe të qëndrojë afër të ëmës e cila ka qenë në gjendje të keqe shëndetsore.
“Hande është plotësisht e përkushtuar ndaj së ëmës. Ajo i dha fund marrëdhënies me Murat dhe ndoshta nuk do të pajtohen më” – janë shprehur miqtë e aktores.