Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë duke kaluar disa ditë të bukura pushimi. Disa prej këtyre momenteve, ata nuk kanë hezituar t’i ndajnë me ndjekësit e tyre në instagram. Fillimisht, Almeda postoi disa foto gjatë një zënke me Tolgën në jahtin e tyre, foto të cilat u publikuan edhe në portalet në Turqi. Por çfarë ka bërë kësaj here?
Këtë personazh e njihni të gjithë por ndoshta nuk ju kishte shkruar kurrë ndër mend se do të ngjasonte me Tolgahan Sayisman. Ndoshta juve jo, por Almedës po. Ajo ka postuar këtë foto në instastory-n duke bërë shaka me bashkëshortin e saj. Është e vërtetë që është pozicioni i njëjti i duarve dhe bluza e bardhë, janë ato që i ‘bashkojnë’ të dy por sigurisht jo portreti i tyre. Ju si mendoni?