Të gjithë e njohim Tolgahan Sayisman, aktorin e njohur turk. Ai ka ardhur në Tring me serialin “Mos u dorëzo” dhe së fundmi me “Perla e zezë”. Megjithatë, karriera e tij ka nisur si model.
Në 2005 Tolgahan ka përfaqësuar Turqinë në konkursin botëror ‘Manhunt International’ të zhvilluar në Korenë e Jugut, ku u zgjodh i pari. Ka performuar shumë mirë në konkursin ‘Top Model’ dhe më pas ka luajtur në filmat ‘Maçot’, ‘Dixhle’, ‘Të gjithë një’ dhe ‘Shtriga’.
Tolgahan njohu sukses të padiskutueshëm me rolin kryesor si Jigit Kozan në serialin “Mos u dorëzo”. Një serial i cili u pëlqye shumë edhe në vendin tonë. Në serialin “Perla e zezë” vjen përsëri si protagonist në rolin e Kenan.
Edhe pse tashmë ai është një nga aktorët më të pashëm në Turqi, look-u i tij ka ndryshuar ndër vite. Shihni në galerinë e mëposhtme disa fotografi të cilat do t’ju bëjnë të dyshoni nëse është vërtet Tolga apo jo!