Aktori i njohur i “Perla e zezë”, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi kanë nisur pushimet.
Ata kanë ndërmarrë një tur në plazhet e Turqisë së bashku me disa miq të tyre. Çifti po udhëton me një jaht luksoz drejt plazhit të Gocekit.
Si gjithnjë, çifti i njohur dukej në formë të shkëlqyer. Ata merren rregullisht me sport dhe palestër.