“Perla e zezë” vjen nga e hëna në të premte në orën 19:15 në Jolly HD dhe në orën 21:00 në 3Plus. Janë ende episode e para por ky serial ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shikuesve duke i mbajtur ata të mbërthyer pas ekranit. Ju sjellim më poshtë 5 kuriozitete që me siguri nuk i dinit!
1. Përpara se Tolgahan Sayisman të deklaronte rolin e tij si Kenan në “Perla e zezë” qarkullonin disa lajme në Turqi, sipas të cilëve, Tolga kishin marrë një propozim për një projekt por nuk kishte ende një partnere. Në atë kohë, shtypi turk shprehej se kandidatet për rolin protagonist ishin Hande Ercel, Elcin Sangu dhe Leyla Lydia Tuglu. Nuk mund të themi me siguri se tre aktoret ishin në garë me njëra-tjetrin për rolin e Hazall apo për ndonjë tjetër. Megjithatë, dihet se ky personazh u interpretua Hande Ercel.
2. “Perla e zezë” është bashkëpunimi i parë i Hande Ercel dhe Tolgahan Sayisman. Dy aktorët nuk kishin interpretuar më parë në të njëjtin projekt.
3. Tolgahan Sayisman rrezikoi jetën për këtë serial. Tolgës i duhej të mësonte të notonte në thellësi të detit e madje të xhironte atje disa skena. Ishin tre instruktorë që përgatitën aktorin nëpërmjet trajnimeve intensive në mënyrë që çdo gjë të shkonte mirë.
4. Teksa xhironte “Perla e zezë”, lajmet në Turqi nisën të shkruanin se bashkëshortja e aktorit, Almeda Abazi kishte shkuar në shesh xhirim pasi ishte bërë xheloze. Vet bukuroshja shqiptare e mohoi këtë fakt duke u shprehur se kishte qenë thjesht e mërzitur e vetme në shtëpi, ndaj kishte vendosur të vizitonte bashkëshortin e saj.
“Ai që i shkruan këto lajme, me siguri as nuk i lexon më parë. Është e turpshme. A kam shkuar në shesh xhirim? Epo, nuk mund të qendroj vetëm në shtëpi e mbyllur. Shkova për të parë ‘skenën e shumëpërfolur’ sepse ma kërkuan. Unë e di me kë jam martuar dhe më vjen keq për lajmet që ju shkruani” – tha në atë kohë Almeda.
5. E njëjta skenë që do të shohim disa episode më vonë në “Perla e zezë” ka qenë edhe në serialin “Dashuri e pafund”. E gjendur tek një park duke qarë, pranë Hazall afrohet një vajzë e vogël e cila shet facoleta. Kjo skenë ka ndodhur edhe me aktoren Neslihan Atagul në rolin e Nihan.