Tolgahan Sayisman dhe Hande Ercel, dy aktorë të njohur tashmë për publikun shqiptar, vijnë në ekranin e Tring nga e hëna në të premte me serialin “Perla e zezë”. Megjithatë, gjatë xhirimeve në Stamboll, jo çdo gjë ka shkuar siç pritej. Duke qenë se po xhirohej në një ambient shumë të njohur, në një qendër tregtare, kanë qenë të shumtë fansat që janë mbledhur për të takuar dy aktorët, ç’ka ka vështirësuar xhirimet e serialit.
Jo vetëm kaq, por edhe shitësit e dyqaneve të qendrës tregtare, kanë dal jashtë për të parë dy aktorët.