Aktorja e njohur e serialit “Perla e zezë” i ka dhënë fund lidhjes së saj me këngëtarin Murat Dalkilicz. Pati shumë shkrime në portale të cilat jepnin arsye nga më të ndryshmet për ndarjen e çiftit, ndaj aktorja ka vendosur të thotë të vërtetën. Nëpërmjet një postimi në instagram, ajo ka shkruar:
“Në ditët më të vështira të jetës time, detyrohem të jap një shpjegim rreth lajmeve që shkruhen. Çdo ditë është një lajm i ri për mua ndaj ndihem vërtet shumë keq për këtë. Kështu që jam e detyruar të bëj këtë deklaratë.
Ne po kalojmë një periudhë vërtet të vështirë në familje dhe në këto momente duhet të jem pranë njerëzve më të rëndësishëm të jetës time. Për këtë arsye, kemi vendosur t’i japim fund kësaj lidhje. E gjithë vëmendja ime është tek nëna ime, do të jem sa më pranë saj në këto ditë të këqija. Do ju kërkoja ndjeshmëri ndaj çështjes dhe sa më pak aludime të tjera.”
Nga ana tjetër, edhe këngëtari ka bërë një thirrje në instagram që kjo çështje të mos komentohet më. “Jepini fund këtyre lajmeve. Jeni pak të matur dhe mjaft më” – shkruan ndër të tjera Murat Dalkilic.
Lexo gjithashtu: Motoja e Alp Navruz? Diçka që të gjithë duhet të vlerësojnë!