Hande Ercel është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo u bë e njohur fillimisht si Hayat në serialin “Jetë” ndërsa tani vjen me një produksion të sukseshëm, serialin “Perla e zezë” ku interpreton krah Tolgahan Sayisman.
Duket se aktorja e bukur ka vendosur të pushojë disa ditë dhe është shumë afër fansave të saj nga Shqipëria. Nëpërmjet një postimi të saj në instagram, aktorja na ka treguar se ndodhet në Budva.
Pushime të këndshme, Hande!