Aktorja e talentuar turke Hande Ercel prej disa muajsh po kalon periudhën më të vështirë në jetën e saj. Vetëm në moshën 26 vjeçare, Ercel iu desh të përballej me sëmundjen e rëndë të nënës, largimin e saj nga kjo jetë, ndarjen nga partneri i saj e projektet të cilat nuk po i ndiqte dot.
E gjithë kjo ndodhi brenda një periudhe shumë të shkurtër, të cilën Hande e përjetoi tmerrësisht keq. Aktorja hoqi dorë nga shumë gjëra vetëm për t’i qëndruar pranë, njeriut më të shtrenjtë e duket se dhe për shëndetin e saj, aktorja nuk është kujdesur aspak.
Në foton e fundit postuar në instagram, 26 vjeçarja duket shumë larg Handes të dikurshme, pasi aktorja shfaqet më e dobët se kurrë, gjë e cila i ka bërë fansat të pyesin se çfarë ka ndodhur me aktoren pasi një rënie e tillë në peshë nuk është aspak normale. Megjithate kjo foto nuk është postuar në profilin e Handes pasi aktorja është tërhequr nga rrjetet sociale që prej dhjetorit te vitit të shkuar.