Dedikimi i Hande Ercel për të ëmën do ju përlotë të gjithëve

Perla e zezë

handeerrcc

Hande Ercel, aktorja e njohur e “Perla e zezë” po kalon një periudhë vërtet të vështirë. Mamaja e saj është në gjendje të rëndë dhe po merr trajtimin e nevojshëm në një spital në Turqi. Aktorja nuk e ka lënë asnjë moment vetëm mamanë e saj. Në një postim ajo shkruan:

Nëna ime e dashur … Ti më ke mësuar se gjithçka në botë është një cikël, që ti mund të japësh dashuri dhe mirësi dhe përsëri e gjen veten në momentet më të vështira. Unë marr frymë kur shoh gëzim në sytë e tu dhe besim në zemrën tëndë. Ti je gruaja më e bukur dhe më e fuqishme në botë. Ne, motra ime, babi dhe ti kemi kaluar shumë gjëra në jetë, por kemi qenë gjithmonë një familje e bukur. Ju jam mirënjohëse për këtë. Unë jam mbështetja juaj dhe ju jeni të shtrenjtit e mi.