A e dini se aktorja e njohur Hande Ercel është shfaqur fillimisht në konkurse bukurie?

Perla e zezë

ercel handee

Hande Ercel na u prezantua fillimisht si Hajat në serialin “Jetë”, ndërsa tani e shohim nga e hëna në të premte në orë n 21:00 në 3 Plus në “Perla e zezë”. Në këtë serial, ajo interpreton si Hazall krah Tolgahan Sayisman. Por, bukuroshja turke, e ka nisur karrierën e saj televizive në një tjetër fushë. Përpara se të bëhej e famshme, Hande ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie.

hande konkurs

Kanë qenë pikërisht këto konkurse, të cilat prej vitit 2012 i kanë hapur aktores rrugën drejt kinematografisë. Fillimisht i janë ofruar role të vogla, sigurisht për shkak të pamjes së saj. Por, Hande tregoi me kalimin e kohës se ishte një aktore e zonja dhe punoi fort për të arritur të krijojë emrin e saj në industrinë kinematografike.