Ja cili është këngëtari i njohur që i ka rrëmbyer zemrën Melissa Barrera-s

Përgjithmonë e jotja

melissameksikan

E njohim si Olvido nga seriali “Përgjithmonë jotja” apo si Mia nga “Shumë dashuri”. Melissa Barrera është një aktore dhe këngëtare e njohur meksikane. Projekti i saj i fundit ka nisur këtë vit dhe titullohet “Vida”. Në jetën private, Melissa është më se e dashuruar me këngëtarin Paco Zazueta. Ata u njohën në një reality show të titulluar La Academia në vitin 2011 dhe që atëherë kanë qenë të pandashëm. Në qershor të vitit që shkoi, aktorja u suprizua nga i dashuri i saj gjatë një vizite në Statujën e Lirisë, në New York. Ai e propozoi aktoren e njohur e cila sigurisht që tha po. Ceremonia martesore nuk është bërë ende edhe pse ka kaluar thuajse një vit qëkur Melissa mori propozimin megjithatë çifti vazhdon të jetë më se i lumtur.