Açelya Topaloğlu u bë e njohur fillimisht për publikun shqiptar me rolin e saj në serialin “Përralla e pafajësisë”, një serial i suksesshëm i cili përfundoi para disa kohësh në Tring. Tashmë, aktorja simpatike vjen në një komedi romantike. Ajo quhet Defne, e dashuruar pas Jallënit, një personazh i interpretuar nga Can Yaman.
Megjithatë, në jetën reale partneri i Acelya-s është dikush tjetër. Ai quhet Anil Celik dhe është gjithashtu aktor i njohur. Së fundmi, ai ka interpretuar në “Erkenci Kus” në rolin e Cey Cey.
Anil dhe Acelya u njohën në Tetor të vitit 2017 dhe prej asaj kohe janë kudo së bashku.