Nga divorci i prindërve tek suksesi si aktor dhe ish të dashurat e tij – Gjithçka që nuk i dini për Can Yaman

Pavarësisht dashurisë

canyamana

Can Yaman ka lindur në Stamboll më 8 nëntor 1989. Ai është fëmijë i vetëm. Prindërit e tij u divorcuan kur ishte vetëm 5 vjeç. Can ndoqi një shkollë të mesme italiane dhe për studimet e larta u zhvendos përkohesisht në SHBA, por më pas u rikthyer në vendlindje. Ai u diplomua për drejtësi në vitin 2012. Por ndërkohë që ndiqte studimet, Can mori pjesë edhe në kurse për aktrim, por thjesht si një hobi pasi për të ishte e rëndësishme të bëhej avokat. Këto kurse i ndoqi për të perfeksionuar oratorinë dhe aftësi që do ta ndihmonin në këtë profesion. Mirëpo shoqëria e tij, ishte ajo që këmbërnguli se Yaman nuk mund ta linte aktrimin pas dore. Ata mesa duket e panë talentin e tij.

110420152304544089292

Kështu në vitin 2014 mori pjese në serialin e pare “Gonyl Ishleri” krah një aktoreje shumë të mirë si Sinem Kobal. Canit ju desh të humbiste 6kg për këtë rol, pasi duhet të kishte më pak masë muskulore në fizikun e tij. Pavarësisht kësaj sakrifice, ky serial rezultoi i suksesshëm në atë kohë dhe shumë i perfolur në media. Projekti I rradhës për të ishte seriali “Inadena Ashk” ose “Pavarësisht Dashurisë” një serial të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte, ora 20:10 në Jolly HD dhe ora 21:45 në 3Plus.

33ce02377b4abcb7ac4f6bebce4c283b

Këtu ju besua roli kryesor. Ai intepretonte krah bukuroshes Acelya Topaloglu ku sipas shtypit turk, ata kanë nisur edhe një histori dashurie gjatë xhirimeve të serialit.

dolunay dizisi oyuncusu can yamanin 10 bilinmeyen ozelligi can yaman kimdir

Vijoi me “Dolunay” ose “Hëna e plotë”që po ashtu do të jetë një nga prurjet më të reja në Tring. Can këtë herë do të vijë në krah të bukuroshes së ‘’Stinës së qershive’’, aktores Ozge Gurel.

fft99 mf11648395

Projekti më I fundit për të cilin po punon Can është ‘’Erkenci Kus’’ ku interpreton së bashku me aktoren e ‘’Dhomes 309’’, Demet Ozdemir. Në këtë serial Canit i është dashur të ndryshojë krejtësisht pamje. Ai është shëndërruar në një djalë ekstravagand, plot muskuj e shumë tërheqës.

Dfz84zQW0AAM33s

Ndër të dashurat e Can Yaman, në jetën e tij private mund të përmendim edhe aktoren Bestemsu Ozdemir. Ata qëndruan bashkë për rreth 8 muaj. Në Dhjetor të vitit 2017 i dhanë fund lidhjes së tyre.

FKT 2794