I japin fund lidhjes së tyre Demet dhe Seckin: Arsyeja Can Yaman?

Pavarësisht dashurisë

demetseccan

“Nuk ishte e shkruar” – kështu është përgjigjur Demet Ozdemir pyetjes se përse u nda nga aktori i njohur i “Dashuri me Qira”. Pas disa muajsh së bashku, Seckin Ozdemir dhe Demet Ozdemir janë ndarë nga njëri-tjetri. Një lajm që mërziti të gjithë fansat e tyre.

demetjamens

Çifti i njohur dukej mëse i lumtur, madje prezantuan njëri-tjetrin tek familjet përkatëse. Teksa të gjithë prisnin datën e dasmës, ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

demet ozdemi 164914LK

Menjëherë në shtypin turk, nisën të qarkullonin zëra se arsyeja për këtë ishte Can Yaman, aktori me të cilën Demet bashkëpunoi në serialin “Erkenci Kus”. Aktorja e “Dhoma 309” ka reaguar duke treguar se kjo nuk është e vërtetë.

demet ozdemi 093900CD

Arsyeja e ndarjes ishin angazhimet e shumta të saj dhe Seckin, të cilat bënin që dy aktorët të kalonin shumë pak kohë së bashku.
“Ky ishte fati, nuk kishte as tradhti as një zënkë. U përpoqëm por nuk ja dolëm. Puna ishte intensive aq sa nuk na krijonte mundësi të takoheshim” – ka thënë ajo.

demetnjamenru