Can Yaman, tashmë po bëhet i njohur në rang ndërkombëtar. Ai është një ndër aktorët më të pëlqyer të serialeve turke dhe suksesi i tij është gjithnjë e në rritje. I njohur fillimisht për “Pavarësisht dashurisë” dhe “Hëna e plotë”, “Erkenci Kus” është seriali tjetër ku aktori ka shkëlqyer.
Sipas shtypit turk, interesi për Can është aq i lartë sa çdo javë 6 producentë të ndryshëm kontaktojnë me të për t’i dërguar propozimet e tyre.
“Jam duke i vlerësuar të gjithë projektet por për momentin dua t’i jap prioritet filmave dhe jo serialeve” – ka thënë aktori.
</p