Dy aktorët e njohur janë kthyer prej kohësh në kryefjalën e lajmeve rozë. Demet, të cilën e keni njohur nga serialet “Ëndërr luleshtrydhesh” dhe “Dhoma 309”, së bashku me Can i cili luan në serialin “Pavarësisht dashurisë”, tashmë kanë bashkuar forcat prej kohësh në projektin e tyre më të ri, “Erkenci Kus”. Që në fazën fillestare të këtij projekti, u përfol për një lidhje mes tyre. Këto zëra u bënë akoma më të shpeshtë pasi Demet i dha fund lidhjes së saj, me aktorin e serialit “Dashuri me qira”, Seckin Ozdemir.Asokohe, u përfol se arsyeja e ndarjes ishte pikërisht Can Yaman.
Të dy i mohuan këto zëra, duke thënë se ndarja erdhi vetëm për shkak të problemeve që çifti kishin me njëri-tjetrin. Por, sa më shumë e mohonin lidhjen e mundshme, aq më tepër material i jepnin Demet dhe Can publikut për të aluduar një romancë mes tyre. Të dy aktorët janë parë shpesh herë bashkë, duke kaluar mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe pse shumë fansa do të donin ta shihnin bashkë këtë çift, realiteti është se e gjithë kjo zhurmë është krijuar pikërisht për projektin e tyre të ri. Moria e lajmeve për dy aktorët, është përdorur për të tërhequr akoma më tepër shikues në serialin e ri si dhe ka qenë një reklamë shumë frytdhënëse për produksionin. Praktikisht, çdo gjë është bërë për shikueshmëri dhe mes tyre, të paktën për momentin, ka vetëm një miqësi të mirë.