Açelya Topaloglu është një nga aktoret që sapo i përmendim emrin të gjithë kujtojnë serialin “Pavarësisht dashurisë”. Krahas rolit të saj, ajo normalisht ka edhe një jetë private. Për të kuptuar më shumë rreth kësaj pjese të saj, vendosëm të hynim në profilin e saj në Instagram dhe të analizonim çdo gjë që ajo ndan me ndjekësit. Sapo hapej profili i saj kuptoje që kishe përpara një person që adhuron artin.
Kjo gjë shfaqet edhe në look-un tepër të veçantë, veshjen plot klas dhe elegancë e me flokët ngjyrë karrotë që e personifikojnë menjëherë. Duket që është një person shumë energjik dhe tepër e shoqërueshme. Pikërisht pse është energjike dhe pozitive shumë moderatorë emisionesh e ftojnë dhe e bëjnë pjesë të puntatave të tyre, ndoshta kjo edhe për të rritur shikueshmërinë. Gjithmonë ndan kohë me mikeshat e saj, i fton në shtëpi ose shkojnë në pushime së bashku. I pëlqen shumë të vizitojë muze të ndryshëm, dhe ka shumë foto brenda muzeve në profilin e saj.
Pra, nëse doni ta impresiononi mund ti dërgoni foto nga një vizitë e juaja në muze dhe me siguri që një mesazh i tillë nuk do injorohet nga Açelaya. Vajzat shpesh ndodh të jenë shumë të lidhura me baballarët e tyre, e nuk kishte pse të ndodhte ndryshe me Açelyan. Ajo gjithmonë i uron publikisht ‘Ditën e Baballarëve’ babait të saj. Për sa i përket udhëtimeve, duket se i pëlqejnë më tepër pushimet eksploruese se sa ato relaksuese. Në postimet e saj shohim pamje nga vënde malore ose pyje tropikale.
Kjo tregon se është aventuriere dhe nuk i pëlqen të bjerë pre e monotonisë. Nëse mendoni se ajo di vetëm të aktrojë, gaboheni. Açelya di të pikturojë dhe piktura është një nga pasionet që ajo shfaq më tepër në Instagramin e saj.Një multitalent e quajnë atë në shumicën e revistave turke, ku aktorja ka qenë edhe imazh i kopertinës në disa prej tyre.