Dy aktorët e njohur janë përfolur për një lidhje të mundshme dashurie. Aktori i serialit “Pavarësisht dashurisë”, Can Yaman, përpara se të shfaqej në publik si “shok” me aktoren Demet Ozdemir, është përfolur për një lidhje me stilisten e tij. Por, asnjërin nga këto dy variante që qarkullojnë në media, Can nuk e ka konfirmuar.
Së fundmi, paparacët kanë kapur vazhdimisht Can dhe Demet së bashku. Madje, tashmë kanë lindur dhe aludimet se dy të rinjtë mund të kenë filluar bashkëjetesën. Ndërkohë që kur pyeten nga gazetarët për njëri-tjetrin, të dy aktorët zgjedhin të mos përgjigjen, i pyetur nëse po jeton një histori dashurie, Can ka thënë: “Dashuri?Nuk ka aspak dashuri, nuk e di për çfarë po flisni.”