Can Yaman, aktori i njohur i serialit “Pavarësisht dashurisë” duket se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Së fundmi është publikuar një foto e tij, teksa shfaqet duke marrë një serum në krevatet e spitalit.
Vetë aktori ka sqaruar se është ndjerë keq në setin e xhirimeve dhe është drejtuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij tashmë duket stabël dhe doktorët thonë se ishte thjesht një moment debulese, pas një pune të lodhshme.