Can Yaman e ndjekim nga e hëna në të premte në “Pavarësisht dashurisë” dhe shumë shpejt vjen në Tring me “Hëna e plotë”. Në Turqi, aktori po korr sukses të madh me serialin “Erkenci Kus” ose “Puthje në errësirë”.Në intervistën e tij të fundit, Can ka zbuluar më tepër rreth jetës së tij personale dhe profesionale. I pyetur se çfarë këshille do i jepte vetes për 10 vitet e ardhshme, aktori thotë:
“Ndoshta mund t’i jepja një këshillë nëse do mundesha vetes kur isha 10 vite më i ri, por atij çka do bëhem në të ardhmen më duket vështirë të kem një këshillë tani. E vetmja gjë që mund të them, është se mendoj që jam në rrugën e duhur. Duhet të vazhdoj gjërat që kam nisur dhe të mësoj nga çdo gabim që mund të bëj gjatë rrugës. Përsa kohë mësoj prej tyre, atëherë nuk i quaj gabime.” Aktori gjithashtu ka treguar se duke qenë se ka vazhduar studimet e larta për drejtësi, ai ka hapur një zyrë ligjore në të cilën punon kur nuk ndodhet nëpër sete xhirimesh. Megjithatë, edhe nëse ai është i zënë, zyra vazhdon të jetë funksionale pasi punonjësit e saj janë njerëz të besuar të Can.