Aktori i njohur i serialit “Pavarësisht dashurisë” është fotografuar mbrëmjen e djeshme nga paparacët, teksa largohej nga ambjentet e një restoranti. Ai e kaloi mbrëmjen me stilisten e tij dhe mendohet se së shpejti do të lidhë një kontratë të majme me një firmë veshjesh.
Mirëpo, si Yaman, po ashtu edhe stilistja, kanë shtangur teksa kanë parë blicin e aparatëve të paparacëve. Kjo gjë i ka bërë akoma më kuriozë njerëzit, pasi dukej qartë që të dy nuk dëshironin që ky takim të merrej vesh. Fotot e tyre tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit, po ashtu edhe aludimet e shumta që kanë lindur prej tyre.