A është Can Yaman i dashuruar? Jeta private e aktorit të njohur të “Pavarësisht dashurisë”, Can Yaman ka ngjallur gjithnjë interes për shtypin turk. Edhe pse nuk ka patur asnjë lajm zyrtar, thashethemet për të nuk kanë të mbaruar. Fillimisht, u shkrua se Can ishte e dashuruar me aktoren që ai interpretoi në “Puthje në errësirë”, Demet Ozdemir dhe më pas këto zëra u mohuan. Tashmë, një tjetër vajzë është komentuar si e dashura e Can. Bëhet fjalë për Rabia Yaman, ish e dashura e aktorit Sukru Ozyildiz.
Can ka vendosur të thotë të vërtetën duke e mohuar këtë lajm.
“Nuk ndaleni apo jo? Çdo ditë zgjohem me një lajm të ri që nuk ka kuptim, jam lodhur duke ju përgjigjur” – ka thënë Yaman.