Dy aktorët e njohur, janë përfolur shpesh për një lidhje të mundshme. Mirëpo, Can Yaman, aktori i serialit “Pavarësisht dashurisë” na ka bërë të besojmë se faktikisht është në një marrëdhënie me stilisten e tij. Të dy aktorët, e kanë mohuar disa herë aludimin se mund të jenë më tepër se miq. Por, paparacët pretendojnë të kundërtën.
Së fundmi, ata kanë qenë pjesë e festimit të ditëlindjes së një prej miqve të tyre. Gjatë mbrëmjes, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje paparacët kanë shkrepur një foto ku duket Can teksa përkëdhel Demet. Ata kanë kërcyer gjithë kohën së bashku, duke dhënë gjithmonë e më tepër shenja afrimiteti.
Kur festimet mbaruan, aktorët janë siguruar të dalin të dy të shoqëruar nga miqtë përkatës nga lokali, për të mos u etiketuar kështu si çifti i mbrëmjes. Ata kanë qëndruar për pak momente jashtë lokalit, duke pritur taksinë t’i merrte. Por, duke qenë se paparacët nuk po rreshtnin së fotografuari, atëherë kanë vendosur të marrin taksi të veçanta.