Argëtim pafund, këto janë prapaskenat e serialit më të ri Demet Ozdemir dhe Can Yaman

Pavarësisht dashurisë

erendiss

Të gjithë i njihni dy aktorët Demet Ozdemir dhe Can Yaman. Demet ka ardhur në Tring si protagoniste e dy serialeve, “Ëndërr luleshtrydhesh” dhe “Dhoma 309”. Tashmë, ajo është duke xhiruar një tjetër komedi romantike e titulluar “Erkenci Kus”. Roli tjetër protagonist në këtë serial i është besuar Can Yaman, aktorit mjaft të pashëm të “Pavarësisht dashurisë”. Can do të vijë së shpejti në Tring me serialin “Hëna e plotë”.

fft99 mf11648395

“Erkenci Kus” ose “Puthje në errësirë” (VOD) po njeh sukses të padiskutueshëm në Turqi duke u renditur si seriali më i pëlqyer i momentit. Edhe prapaskenat e serialit duken si një komedi më vete! Aktorët shihen gjatë gjithë kohës duke kërcyer e kënduar. Ndoshta edhe janë lodhur gjatë xhirimeve por ajo që ne shohim në këtë video është argëtimi pa masë i tyre!