Zbuloni surprizat e sezonit të 3-të «Nusja nga Stambolli», ja se kur fillon!

Nusja nga Stambolli

nusjafill

“Nusja nga Stambolli” na mbajti të mbërthyer përpara ekranit të Tring për 2 sezone radhazi. Historia e Syrejasë dhe Farukut bëri për vete mijëra shikues dhe të gjithë janë në pritje të sezonit të tretë. Me një kast të mrekullueshëm aktoresh me në krye Ozcan Deniz dhe Asli Enver, ky serial është një nga më të vlerësuarit kudo ku është transmetuar. Ai bazohet në historinë e vërtetë të një nuse të re nga Stambolli dhe bashkëshortit të saj, i cili vjen nga një familje e rëndësishme. Mes tyre do të jetë zonja Esma, një grua e cila mbron me fanatizëm pushtetin e saj në familje.

www

Edhe pse sezoni i dytë, përfundon me humbjen e vilës së Boranëve, sezoni i tretë duket sikur e ‘harron’ këtë fakt. Trailer-i i publikuar ditën e sotme ka ngjallur dyshime mes fansave. Ngjarjet nisin vite më vonë kur vajza e Syrejasë dhe Farukut, Jaz është e rritur.

ww22

Ndër të tjera, ajo përmend se mamaja e saj Syreja ka vrarë gjyshen, zonjën Esma. Çfarë do të thotë kjo dhe si do të rrjedhin ngjarjet? Mirë prisni sezonin e tretë të “Nusja nga Stambolli”, nga tetori ekskluvisht në ekranin e Tring!