Asli Enver është fotografuar ditën e djeshme ne Nisantas nga gazetarët. Ajo kishte dalë për të takuar disa miq të saj dhe dukej se po kalonte shumë mirë teksa shijonte kafen e mëngjesit. Megjithatë, gazetarët nuk e kanë lënë të qetë aktoren e “Nusja nga Stambolli”.
Ata e kanë pyetur përsëri për marrëdhënien e saj me Murat Boz dhe nëse janë pajtuar apo jo. Asli ka preferuar të mos u përgjigjet këtyre pyetjeve. Gjithsesi, sot në shtypin turk është komentuar edhe diçka tjetër: unaza në gishtin e aktores. Çfarë po na mban të fshehtë Asli?
Lexo gjithashtu: 10 fotot që do ju bëjnë mos t’i njihni aktorët tuaj të preferuar të serialeve turke!