Dyshja Asli Enver dhe Murat Boz kanë qenë më të përfolur e këtij viti në showbizin turk. Edhe pse shumë të dashuruar, çifti i dha fund marrëdhënies së tyre në fillim të kësaj vere. Ata shkëputën çdo komunikim dhe fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Megjithatë, lajmi i javëve të fundit se çifti u rikthye përsëri së bashku ngjalli habinë e të gjithëve. Pas 10 muajsh ku të gjithë shpresat e një bashkimi u shuan, paparacët i fotografruan dy aktorët në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas shtypit turk, shkaku i ndarjes së tyre ishte fakti se Murat kishte refuzuar të martohen me aktoren e “Nusja nga Stambolli”. Tashmë, ai është i bindur se ajo është gruaja e jetës së tij dhe i ka propozuar për martesë. Sipas burimeve pranë çiftit, kjo e ka bërë Asli të rimendojë vendimin e saj. Duket se nuk ka zgjatur shumë dhe ajo i ka dhënë edhe një shans marrëdhënies së saj me Boz.