Pritet të nis në tetor sezoni i tretë i “Nusja nga Stambolli”. Ky sezon do të rezervojë shumë surpriza për publikun dhe do të na mbajë të gozhduar përpara ekranit të Tring, ashtu si dy episodet e para. Ngjarjet do të startojnë vite më vonë ku vajza e dy personazheve kryesore është e rritur.
Vet Ozcen Deniz ka rrëfyer më shumë mbi serialin që të gjithë mezi e presin.
“Ky do të jetë një sezon i vështirë për të gjithë! Do të shohim Boranët të dalin nga natyra e tyre. Faruku do të marrë përgjigjegjësi të mëdha dhe do të mundohet me çdo kusht të mbajë familjen të bashkuar. Situatat me të cilat ai do të përballet janë të paimagjinueshme ndaj ky rol vjen me disa vështirësi.”
Nga ana tjetër, edhe personazhi Syreja i Asli Enver pëson ndryshime dhe i duhet të përballojë krizat e familjes. E veçanta e këtij sezoni është padyshim edhe personazhi i ri Jaz, vajza e Sureja dhe Faruk.
Grupi i xhirimit ka nisur nga puna ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim deri në tetor kur ky produksion gjigand të startojë në Tring.