Priten të nisin xhirimet e sezonit të tretë të “Nusja nga Stambolli”. Pas Meral Cetinkaya, një tjetër aktore bëhet pjesë e kastit. Ajo është Nihal Yalcin e cila do të interpretojë si Gunes Koksal.
Dy aktoret e reja do të prezantohen publikut si mikeshat e zonjës Esma por ato do të ndikojnë shumë në fatin e familjes Boran.
Nëpërmjet Tring, “Nusja nga Stambolli” u transmetua edhe për publikun shqiptar duke u kthyer në një nga serialet më të ndjekura në vend.