Janë mbajtur në Turqi Çmimet Golden Buterfly 2017. Ky është një nga eventet më të rëndësishme te vitit ku vlerësohen me çmime shumë artistë e këngëtarë. Mbremja u prezantua nga Ayça Ayşin Turan dhe Cem Davran.
Aktorja më e mirë femër është shpallur Asli Enver me rolin e saj në “Nusja nga Stambolli”, një nga serialet më të bukur të cilin mund ta ndiqni çdo të premte në Tring.
Lexo këtu: Çmimet Golden Butterfly 2017 në Turqi – ja tre aktoret e cilësuar si «Yje në ngjitje»
Asli Enver ka lindur në Londer më 10 maj 1984 dhe ka jetuar atje deri 12 vjeç. Babai i saj është nga Qipro turke, emigrant në Britani ku dhe u takua me nënën e aktores, e cila është nga Turqia por ishte vendosur në Londër për studime.
Asli ka studiuar për aktrim. Mini rolin e saj të parë e pati në filmin “Uzay sitkomu”. Më pas u bë pjesë e serialit “Hayat bilgisi”, ndërsa në “Kavak yeller” ju besua roli kryesor për 5 sezone, dhe ja doli me sukses. Asli ka vijuar me projekte të tjera në karrierën e saj si aktore, duke qenë pjesë e serialeve “Suskunlar”, “Kayip” apo “Dielli i dimrit”.
Seriali i fundit në të cilin është angazhuar aktorja është “Nusja nga Stambolli”, ku interpreton krah aktorit Ozcan Deniz. Enver nuk është vetëm një aktore e shkëlqyer, por edhe një këngëtare me zë të mrekullueshëm . Që në moshë të vogel ajo ka konkuruar në një kompeticion muzikor në Londer ku edhe ka dalë fituese.