Ozcan Deniz dhe Neslihan Yeldan janë dy aktorë të talentuar të cilët i njohim nga seriali “Nusja nga Stambolli”. Megjithatë para disa muash, një video i solli dy aktorët në qendër të portaleve në Turqi. Faqet e fansave shpërndanë videon e mëposhtme e cila na tregon një moment pushimi nga sheshi i xhirimeve.
Gjatë xhirimeve të një filmi apo seriali, aktorët miqësohen shumë me njëri-tjetrin duke qenë së shpenzojnë mjaft kohë, edhe pse disa herë skena të tilla mundohen t’i keqinterpretojnë.
“Özcan është një nga aktorët e mi të prefruar” – është shprehur Neslihan, apo siç njihet nga publiku Senem.
Ndërsa “Nusja nga Stambolli” është seriali i parë që Yeldan luan së bashku më Ozcan Deniz, ky nuk është seriali i parë ku ajo interpreton me Asli Enver. Dy aktoret kanë interpretuar si nënë e bijë në “Kavak Yelleri”.
“Edhe pse luajmë në një serial dramatik, ne jemi miqësuar të gjithë me njëri-tjetrin dhe kalojmë shumë mirë” – është shprehur aktorja në lidhje me “Nusja nga Stambolli”.