Projekti i ri i Asli Enver rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm!

Nusja nga Stambolli

asliebvenene

Aktorja e njohur e serialit “Nusja nga Stambolli”, siç e kemi përmendur edhe më herët, është bërë imazhi i një firme veshjesh. Ajo ka xhiruar reklama si dhe ka realizuar foto me veshjet të cilat duhet të promovojë. Njëkohësisht me të, nga ana tjetër edhe Murat është bërë gjithashtu imazhi i një firme veshjesh. Por, pavarësisht se projektet e tyre u publikuan në të njejtën ditë, Asli duket se ka marrë vëmendjen e të gjithëve edhe pse sipas shifrave nëpër rrjete sociale supozohej që Murat ka më tepër fansa.

asli enver a 125731TI

Reklama e Aslit, ku shfaqet së bashku me Aras Bulut, brenda vetëm 4 ditësh ka arritur plot 5 milion shikime. Një shifër kjo e cila tregon se aktorja, ishte zgjedhja e duhur për kompaninë. Fansat e saj vazhdojnë e shpërndajnë reklamën dhe të komentojnë në profilin e saj, duke vërtetuar kështu se impakti i Aslit është akoma më i madh sesa mendohej.