Padyshim, të ndahesh pas një periudhë të gjatë është një vendim i vështirë dhe shpesh shumë i dhimbshëm. Edhe për Asli Enver, aktorjen e njohur nga “Nusja nga Stambolli” fundi i lidhjës së saj me Murat Boz ishte një nga ngjarjet që e tronditi më shumë.
Megjithatë, Asli ka gjetur zgjidhjen ideale për të harruar atë që i ndodhi: ajo ka nisur të udhëtojë e duket se nuk do ndalet. Aktorja ka vizituar deri më tani Hollandën, Italinë, Anglinë, Qipron dhe Bozcaada, ishull në Turqi. Enver ka udhëtuar plot 10.374 km larg ish të dashurit të saj dhe historisë që pati me të.