Përfundon në spital, aktori i njohur si Faruk rrezikon të anullojë përgatitjet e dasmës

Nusja nga Stambolli

farukdasma

Aktori Özcan Deniz, i bërë i njohur për publikun shqiptar në rolin e Kahramanit në telenovelën “Një pjesë e imja” dhe atë të Farukut në “Nusja nga Stambolli”, serial të cilën keni mundësi ta ndiqni në të njëjtën kohë krah xhirimeve në Turqi, është vazhdimisht në qendër të mediave turke. Kësaj here Faruk është bërë pjesë e tyre jo falë ndonjë thashethemi rozë apo ndonjë zhvillimi në aspektin profesional, por për gjendjen e tij shëndetësore.

unlu kurt sanatcilar 1018784 m

Sipas Habertürk, aktori 45-vjeçar ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore. Tabloidi Turk citon që nuk është hera e parë që Faruk përfundon në spital për shkak të lodhjes fizike dhe intensitetit të punës gjatë xhirimeve të ‘’Nusja nga Stambolli”, por edhe ndryshimeve në jetën personale. Ai është i lidhur me bukuroshen 25-vjeçare Şeyda Aktan dhe përgatitjet e martesës duken ta kenë nervozuar aktorin.

istanbullu gelin ozcan deniz kimdir