Aktori i njohur Ozcan Deniz, prej pak ditësh, është bërë baba i një djali. Gruaja e tij, Feyza Aktan solli në jetë fëmijën e parë për çiftin. Megjithatë, gëzimi për Ozcan ka zgjatur pak pasi babi i aktorit është shtruar në spital. Sadik Deniz që prej një viti është duke u kuruar pasi vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkri. Sipas mediave turke, thuhet se Ozcan e dërgoi të atin për të parë nipin por më vonë gjëndja e tij është përkeqësuar. “I lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë” shkruhet në portalet në Turqi për aktorin 45 vjeçar. Edhe pse në një situatë të vështirë, vëllai i Ozcan, Ercan Deniz shprehet se babai i tyre është më se i lumtur për ardhjen në jetë të nipit.