Jo vetëm fansat, por edhe kolegët kanë organizuar një festë surprizë për Asli Enver. Këtë gjë, e realizuar pikërisht në setin e xhirimeve. Aktorja e cila sapo mbushi 34 vjeç, ka falenderuar të gjithë për mendimin e bukur që patën për t’i zbukuruar këtë ditë.
“Faleminderit që më bëtë të lumtur, me mesazhet dhe dashamirësinë tuaj. Faleminderit të gjithëve që bëjnë pjesë në lumturinë time dhe festojnë bashkë me mua. Çdo vit, mësoj gjithmonë e më shumë që është e rëndësishme të besosh tek vetja jote, tek fuqia jote, çfarëdolloj gjëje që je duke bërë. Mos hiqni dorë nga vetja juaj, nga ëndrrat tuaja,” ka shkruajtur aktorja e njohur.