Teksa të gjithë fansat prisnin datën e martesës së tyre, Asli Enver dhe Murat Boz i kanë dhënë fund dashurisë së tyre. Ky ishte një vendim surprizues për të gjithë. Sipas shtypi turk, aktorja e njohur e “Nusja nga Stambolli” është larguar nga shtëpia dhe dy aktorët kanë marrë vendimin për tu ndarë.
Asli dhe Murat nisën historinë e tyre në vitin 2016. Në maj të 2017, ata u ndanë për shkak të problemeve mes tyre dhe qëndruan rreth 2 muaj pa komunikuar me njëri-tjetrin. Ata vendosën t’i jepnin dashurisë së tyre një tjetër mundësi ndaj nisën bashkëjetesën.
Dy aktorët ishin prezantuar me familjet përkatëse dhe të gjithë prisnin të kurorëzonin lidhjen e tyre. Megjithatë, asgjë nuk ka shkuar siç pritej dhe mediat turke kanë raportuar sot ndarjen e çiftit.
Ata nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë vendim.