Aktori i njohur i serialit “Nusja nga Stambolli”, të cilin e ndiqni në Tring, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë bashkëshortes së tij. Çifti janë bërë prindër për herë të parë gati 8 muaj më parë dhe duket se djali i tyre i vogël, i ka afruar akoma më tepër me njëri-tjetrin.
Ata shfaqen më të lumtur se kurrë dhe këtë nuk ngurrojnë ta tregojnë as në publik. Së fundmi, Ozcan ka shpenzuar plot 50 mijë dollarë, për dhuratën që i bëri bashkëshortes. Ai i ka blerë një makinë, tip Jeep, thjesht sepse dëshironte t’i blinte diçka.