Ozcan Deniz sapo i rikujtoi Burak Ozcivit historinë e tij me Fahriyen!

Nusja nga Stambolli

ozcan bura
Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz, ka qenë në një marrëdhënie para disa vitesh me Fahriye Evcen. Ata kanë bashkëjetuar për gati 4 vjet, kanë luajtur si protagonistë në një film e menjëherë pas projektit të përbashkët, çifti u ndanë. Pas kësaj, secili ka vazhduar jetën e tij, duke krijuar dhe familje. Fahriye ndërkaq, siç e dini të gjithë, është bashkëshortja e Burak Ozcivit, me të cilin po pret edhe një fëmijë. Ozcan nga ana tjetër, është bërë baba vetëm pak muaj më parë.

ozcan deniz 171801KQ

Praktikisht, të gjitha këto detaje, na bëjnë të mos e justifikojmë veprimin e tij, postimin e një fotoje të Fahriyes në rrjetet e tij sociale. Aktori e ka justifikuar këtë postim, si një suport që donte të tregonte kundrejt ish-partneres së tij. Megjithatë, fansave nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë. Sidomos tashmë që Fahriye po pret të bëhet nënë së shpejti, nuk duket aspak moment i përshtatshëm që një ish i dashur i saj, të tregojë “suport” të tillë ndaj saj.