Ozcan Deniz është bërë baba, por që nga ai moment është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe aq më tepër për djalin e tij. Por, tani jo më sepse fotoja ku djali i tij qëndron përballë ekranit duke parë me admirim të atin e ka bërë Deniz të mos rezistojë dot pa e ndarë me ndjekësit e tij. Pas saj edhe shumë foto të tjera të bukura dhe të ëmbla të djalit të Ozcan kanë mbushur profilin e Instagramit të tij.
7 muaj pas lindjes së djalit ai jep një shembull shumë të mirë në Instagram, të një babai të përkushtuar jashtë dhe brenda sheshxhirimeve. Ai gjithmonë thotë në intervista se kur është duke xhiruar mezi pret të mbarojë që të kthehet në shtëpi pranë djalit dhe bashkëshortes së tij.